MENU
klinika

Dy supersfida

Liga e kampionëve/ Përballje “titanësh”

08.03.2023 - 14:17

Në Londër do të vuloset sonte në orën 21:00 se kush ndërmjet Tottenham-it dhe Milan-it do të kalojë në çerekfinalet e Champions League. Ekipi i drejtuar nga Conte synon përmbysjen pasi në ‘San Siro’ u mposht 1-0 me golin e Diaz, por pavarësisht kësaj janë tejet optimistë.

‘Spursat’ kanë besim se Milani do të dërmohet në kështjellën e tyre dhe në prag të sfidës Antonio Conte është shprehur ‘se kalimi i turit do tregojë nëse skuadra është rritur apo jo’. Nga ana tjetër trajneri i Milanit Stefano Pioli ka garantuar se ‘djalli’ nuk do mendojë ‘vetëm të mbrohet, por do të sulmojë’. Lajmi i mirë për italianët është se Diaz ka lënë pas dëmtimin, ndërsa edhe Giroud pas seancës së fundit është i gatshëm të luajë 90 minuta.

Sakaq po në orën 21:00, por në Mynih do jetë përplasja e titanëve mes Bayern-it dhe Paris SG. Në kryeqytetin francez gjermanët dolën të fituar me rezultatin minimal 1-0 dhe kanë një avantazh të lehtë, ndërsa sonte është rikthyer me minutazh të plotë Mbappe, por do mungojë Neymar i cili ka mbyllur sezonin.

Trajneri i Paris SG Gatlier ka thënë se ‘pa Neymar ka një ekip më të balancuar’, ndërsa Nagelsmann i Bayern Munchen ka kërkuar kujdes të shtuar nga lojtarët. Ai gjithashtu ka shtuar se me rëndësi është të ndalet Messi, pasi nëse nuk shënon ai mund të bëjë shumë keq edhe me pasime.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin