MENU
klinika

Një makinë gjendet e djegur në Golem

Ministri Çuçi dënon sulmin me armë ndaj TCH: Policia është maksimalisht e përkushtuar për ta zbardhur

27.03.2023 - 10:37

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dënon sulmin me armë ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë Pal Kola dhe u mbushën me plumba fasadat e xhamit të godinës së televizionit.

Ai thotë se Policia e Shtetit bashkë është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Makina e këtyre të fundit, një “Range Rover”, është gjetur e djegur në Golem.

“Dënoj sulmin kriminal ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel. Policia e Shtetit bashkë është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe solidaritet me Top Channel”, shkruan Çuçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Më futën një dru, më shtrembëruan nofullën"

I liruari me amnisti zbulon prapaskenat se si janë kushtet në burg

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

Ja çfarë shkruan revista amerikane!

Planet e dhëndrit të Trump për Deltën e Vjosës

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!