MENU
klinika

"Pritet ADN-ja e një tjetri"

Këta janë shqiptarët që dyshohen mes viktimave në Greqi

04.03.2023 - 16:55

Ministria e Punëve të Jashtme ka publikuar emrat e 4 shqiptarëve nga tragjedia në Greqi, mes të cilëve dy janë konfimruar të vdekur ndërsa dy të tjerë ‘të zhdukur’ deri në verifikimin e mostrave të ADN-së.  Në njoftim bëhet me dije se Pavlin Bozo dhe Joanis Xhollas janë dy shqiptarët të cilët dyshohet se kanë humbur jetën pas tragjedisë hekururdhore në Greqi. Prindërit e tyre janë në pritje të përgjigjes së ADN-së për të zbuluar të vërtetën, ndërsa deri në këtë moment ata konsiderohen ‘të zhdukur’. Sakaq gjithashtu njoftohet se pritet përgjigja e ADN-së së një tjetri shqiptar emri i të cilit nuk është bërë ende publik.

NJOFTIMI I PLOTË-  

Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bën me dije se në rradhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurodhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare:

Ifigjenia Micka
Pavlin Bozo
Joanis Xhollas
Klaudia Lato.

Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke. MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministria e Jashtme: Nuk ka informacion...

Tragjedia në Greqi/ A ka shqiptarë mes viktimave?

Përplasja e dy trenave në Greqi

Mitsotakis shpall tre ditë zie kombëtare

"Greqia ka sistemin më vdekjeprurës në Europë!"

NYT shkruan për tragjedinë me trenat: Vonesa të pajustifikuara!


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi