MENU
klinika

Tragjedia në Greqi

Mitsotakis: Kërkoj sërish falje! Do të ndryshojmë gjithçka

09.03.2023 - 14:04

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u ka kërkuar sëirsh falje qytetarëve për tragjedinë e trenave në Greqi.

“Nuk mundemi, nuk duam, nuk duhet të fshihemi pas një sërë gabimesh njerëzore. Ne të gjithë jemi fajtorë dhe para së gjithash ne si qeveri”, tha ai.

Ai bëri të ditur gjithashtu se në ditët në vijim do të ketë njoftime për dëmshpërblim dhe mbështetje për familjet e viktimave dhe të lënduarve nga tragjedia në Tempe. Kreu i qeverisë greke, u bëri thirrje ministrave që të mos teloerojnë më asnjë gabim që lidhet me sigurinë e qytetarëve, shkruan Protothema.gr

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi