01.03.2023 - 15:18
Në javën e 24 të Seria A Salernitana mori fitoren e parë të sezoni, pasi mposhti Romën 2-1. Shumë bujë në këtë sfidë bëri përjashtimi me karton të kuq i Mourinho-s, i cili për shkak të një episodi me protagonist Marash Kumbullën debatoi me arbitrin e katërt.
Për pasojë kryesori e përjashtoi, ndërsa pas ndeshjes Mourinho tha se ‘arbitri i katërt e bëri qëllimisht pasi është nga Torino dhe ndeshja e ardhshme është kundër Juventusit’.
Për shkak të këtyre deklaratave drejtësia sportive vendosi të përjashtojë Mourinhon me 2 javë, ndërsa trajneri portugez tha se do të dënoncojë arbitrin e katërt.