Seria A e futbollit është në javën e 27-të. Me fillim në 12:30 këtë të diel u zhvillua Sampdoria 3-1 Verona, me dorianët që sigurojnë tri pikë pas shumë javësh, duke shpresuar të dalin nga zona e ftohtë. Në 15:00, Fiorentina fitoi 1-0 me Leccen falë autogolit të Gallo në minutën e 27-të. Po në këtë orar, Torino humbi 0-4 në shtëpi nga Napoli. Miqtë e Spallettit duket se kanë “prekur” trofeun e Serie A këtë sezon, duke qenë të pandalshëm. Në 18:00 skena është për Lazio – Roma në “Olimpico”, ndërsa në 20:45 Interi pret Juventusin në Milano. Kur duhen edhe më pak se 40 minuta nga fillimi i derbit Lazio – Roma, ka pasur përplasje me tifozëve dhe policisë.
Në stadiumin Olimpik të Torinos, vendasit humbën 0-4 me Napolin. Të besuarit e Spalletti nuk e vendosën asnjëherë në diskutim fitoren, duke kaluar në avantazh qysh në minutën e nëntë me Osimhen. Në të 35′ mendoi Kvaratskhelia që nga 11 metra nuk gaboi përballë Savic. Në pjesën e dytë dhe konkretisht në të 51 minutë, Osimhen me dopietë shënoi për 3-0, teksa Ndombele në të 68 shënoi për 0-4. Me 71 pikë Napoli prin renditjen e Serie A, 21 pikë më shumë se Interi ndjekës. Torino me 37 pikë qëndron në vendin e 11-të.
Seria A – java 27-të:
Sampdoria 3-1 Verona
Fiorentina 1-0 Lecce
Torino 0-4 Napoli
18:00 Lazio – Roma
20:45 Inter – Juventus