MENU
klinika

Tre skenarët e Gjykatës së Apelit

Në të njëjtën kohë me protestën, sot jepet edhe vendimi për vulën e PD!

03.03.2023 - 10:58

Ditën e sotme zhvillohet protesta e opozitës në orën 12:00, por në të njëjtën kohë do të zhvillohet edhe seanca në Gjykatën e Apelit sa i takon vulës së Partisë Demokratike.

Deri në orën 09:30 minuta në Apel situata është e qetë dhe nuk ka prani të protestuesve, pasi është raportuar që fillimisht tubimi do të jeta para kësaj gjykate.

Nuk dihet nëse sot do të këtë shtyrje, pasi afatet për tu regjistruar në KQZ janë drejt fundit dhe kanë mbetur edhe tre ditë.

Ndërkohë gazetari i Panorama TV tha se tre janë skenarët e sotëm për vendimin e Gjykatës.

1-Të qëndrojë në fuqi vendimi i gjyqtarit Argon Zhukrit

2-Vendimi i Zhugrit të zhbëhet dhe të pranohet ankimi i Alibeajt

3-Kthimi i çështjes në gjykatën e Themelit