MENU
klinika

Randle shënon 33 pikë

New York Knicks i ndërpresin suksesin Lakers

13.03.2023 - 14:16

Mëngjesin e kësaj të hënë me orën shqiptare, NBA në SHBA ka vijuar me ndeshjet e radhës. Seria e Los Angeles Lakers prej tre fitoreve radhazi në elitën e basketbollit amerikan u ndërpre nga Knicks. Lakers pësuan humbje befasuese nga New York Knicks, me këta të fundit që triumfuan me katër pikë diferencë 108-112. Ka qenë një duel shumë interesant me shumë rikthime në rezultat, por në fund ishin miqtë që morën fitoren.

Julius Randle ka qenë më i vlefshmi në parket për fitoren e Knicks, pasi e mbylli ndeshjen me 33 pikë, tetë kërcime e pesë asistime. Me lojë të mirë te Knick u dallua edhe R.J. Barrett me 30 pikë, pesë kërcime e dy asistime. Te vendasit më efikasi ishte D’Angelo Russell me 33 pikë e tetë asistime, por që nuk mjaftuan për fitoren e katërt radhazi.

Nga ana tjetër, Spurs humbën 90-102 kundër Thunder, teksa Pelicans mundën në shtëpi 127 – 110 Blazers.

Rezultatet:

Lakers 108 – 112 Knicks

Spurs 90 – 102 Thunder

Pelicans 127 – 110 Trail Blazers