06.03.2023 - 11:19
Kryetari aktual i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka arritur të marrë fitoren në zgjedhjet lokale të mbajtura në këtë komunë.
Gjeloshaj kandidonte në siglën e koalicionit “Forumi Shqiptar”, ku përballë ishin edhe 3 koalicione të tjera dhe 3 lista të pavarura.
Fikret Ljuljanaj, anëtar i shtabit zgjedhor të koalicionit “Forumi Shqiptar”, tha se kanë fituar nga 18 deri në 19 mandate, që do të thotë një fitore binsëse.
Pas shpalljes së fitores mbështetësit e Gjeloshajt kanë nisur festën me flamuj shqiptarë dhe fishekzjarrë.
Kujtojmë se këto janë zgjedhjet e dyta lokale në atë komunë, pasi Tuzi u bë komunë e pavarur në vitin 2018.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Në garë 4 koalicione dhe tre parti të pavarura