Një trajtim i ri që mund të rivendosë pigmentin në lëkurë për sëmundjen e quajtur vitiligo po diskutohet se mund të ofrohet së shpejti në Britani, nëse ekspertët atje do e miratojnë atë.
Disa e quajnë ‘Ruxolitinib’ një krem ??mrekulli sepse mund të rikthejë ngjyrën natyrale të lëkurës dhe të heqë njollat e zbardhura dhe të tjerë janë të mendimit se vitiligo duhet të pranohet dhe jo të kurohet.
‘Ruxolitinib’ duhet të rekomandohet nga një mjek, sepse trajtimi kërkon monitorim dhe ka efekte anësore.
Një formulim më i fortë i këtij ilaçi përdoret për të trajtuar disa lloje kanceri.
Gjysma e atyre që e përdorën dy herë në ditë përjetuan një përmirësim të dukshëm dhe rreth një në gjashtë pati pothuajse një ripigmentim të plotë brenda tre muajve.
Çmimi është 2,000 dollarë (1,660 £) në SHBA, ku tashmë është miratuar për përdorim. Europa duket se do ta rekomandojnë atë, për njerëzit e moshës 12 vjeç e lart.
Çfarë është vitiligo dhe çfarë e shkakton atë?
Vitiligo mendohet të jetë një gjendje autoimune ku trupi i personit fillon të sulmojë qelizat në lëkurë që prodhojnë pigment mbrojtës. Kjo shkakton njolla të dukshme të zbardhura ose njolla që janë të prirura ndaj dëmtimit të diellit.
Vitiligo prek të gjitha racat, por është më e dukshme tek njerëzit me ngjyrë të lëkurës.