MENU
klinika

E ngushëllon publikisht për humbjen e babait

“Paç zemrën e fortë”, Petro Koçi thyen “akullin” mes PS dhe Tahirit

16.03.2023 - 13:40

Deputeti i qarkut të Fierit, Petro Koçi është emri i parë i Partisë Socialiste që ka vendosur të ngushëllojë publikisht, ish-ministrin Saimir Tahiri, për humbjen nga jeta të babait, Bashkim Tahirit.

Edhe pse Tahiri është në burg dhe asnjë nga ish-kolegët e tij nuk ka shprehur një solidarizim publik, Koçi ka vendosur të thyejë akullin mes ish-ministrit dhe Partisë Socialiste duke zgjedhur ti japë një mbështetje publike në këtë moment të vështirë.

Ngushellime Saimir Tahiri per humbjen e babait. Pac zemren e forte!”,-shkruan Koçi në Facebook. 

Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit Saimir Tahiri u nda sot nga jeta në moshën 73-vjeçare pasi vuante prej vitesh nga leuçemia, sëmundje që e kishte rënduar. Ai njihej si farmacist dhe prej vitesh ushtronte këtë profesion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN