Sindikata e Hekurudhave në Greqi ka paralajmëruar një grevë 48-orëshe për sot dhe nesër, pas tragjedisë që ndodhi me përplasjen e dy trenave në Larisa. Të dielën në mëngjes do të zhvillohet një protestë në Syntagma.
Shërbimet hekurudhore janë pezulluar që prej mesditës së të mërkurës së 1 marsit pas aksidentit tragjik në Tempe, i cili rezultoi në 57 të vdekur.
Siç kishte njoftuar Federata Panhelene e Hekurudhave (POS), do të hartohet një memorandum me të gjitha problemet që kanë të bëjnë me Hekurudhën dhe do të kërkohet një takim i menjëhershëm me Ministrinë e Transportit dhe partitë politike, deri në fund të javës ku do të paraqiten mendimet e lëvizjes sindikaliste në lidhje me çështjet e sigurisë.
Menjëherë pas mbledhjeve dhe duke marrë parasysh rezultatet e diskutimeve, Bordi i Drejtorëve do të mblidhet për të marrë vendimet përkatëse.