MENU
klinika

Lazio bën goditjen e madhe...

Pas tetë fitoreve radhazi, bie Napoli në ‘Maradona’

04.03.2023 - 10:27

Pas një vrapimi ‘galopant’, Napoli gabon. Madje ka është mundur brenda në shtëpi në ‘Maradona’, duke shënuar humbjen e parë pas tetë fitoreve radhazi në Serie A.

Skuadra e Spalettit është mposhtur nga kryeqytetasit e Lazios që drejtohet nga Sarri me rezultatin minimal 1-0, në kuadër të javës së 25-të të kampionatit elitar italian. Goli i vetëm u shënua në minutën e 67-të të ndeshjes.

Ishte Vecino i cili realizoi një gol të bukur për t’ia dhënë fitoren ekipit të tij. Me këtë triumf, Lazio ngjitet në vendin e dytë përkohësisht në tabelë me 48 pikë.

Ndërkohë që Napoli vazhdon të mbetet lider me 65 pikë, 17 më shumë se Lazio dhe 18 më shumë, se dy ekipet e qytetit të Milanos, që kanë nga një ndeshje të zhvilluar për javën e 25-të.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin