MENU
klinika

Kurti-Vuçiç

Pendarovski: E mirëpres marrëveshjen e arritur në Ohër

19.03.2023 - 19:19

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, e ka uruar Kosovën dhe Serbinë për dakordësinë e arritur dje në Ohër për marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve.

“E mirëpres marrëveshjen e arritur sonte në Ohër nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, në një takim në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë, nën patronazhin e BE-së”, deklaroi Pendarovksi.

  • Mbrëmë në Ohër u arrit një dakordim për marrëveshjen në fjalë, por nuk pati nënshkrime.