MENU
klinika

Si po rreshtohen partitë?

Përballjet ‘kokë më kokë’ të 14 Majit

28.03.2023 - 20:50

Partitë politike i kanë gati skuadrat që do të zbresin në fushë për ndeshjen e pranverës elektorale.

Socialistë nisin një lojë te re me 45 lojtarë të sprovuar dhe 16 prurje te reja. Ndërkohë gara duket e komplikuar në kampin blu, ku krahas betejës me rivalët socialist, demokratët luftën me të madhe se e kanë brenda llojit.
I mbetur pa logo dhe vule partie, streha e vetme për kandidatet e Sali Berishës është koalicioni “Bashke Fitojmë”, i udhëhequr nga aleati i tij i betejave te vjetra e të reja Ilir Meta.

Nga ana tjetër, i pafuqishëm për të pasur një skuadër të plotë dhe solide, Enkelejd Alibeaj shmangu përtalljet ne bashkitë te mëdha duke ia bërë më të lehtë garën Berishës. Ilir Meta nxori kandidat vetëm ne katër zona, ndërsa Vangjel Dule sytë i ka drejt zonave minoritare duke zgjedhur një lojtar shumë të përfolur e kontrovers si Fredi Bejleri.
Kukësi

Safet Gjici u përzgjodh për një tjetër mandate në Kukës, për mos ta rikthyer këtë bashki nën qeverisjen lokalë të së djathtës. Demokratët që kanë në dorë vulën dhe logon zyrtare të partisë, vendosën ti shmangen garës në bastionin e tyre, ndërkohë Sali Berisha synon të ktheje Kukësin blu me mjekun Admir Sinamati.

Shkodra
Socialistët synojnë ta fitojnë Shkodrën një bashki bastion i së djathtës me Benet Becin i cili lë mandatin e deputetit. Bardh Spahiu mbajti shkodrën blu në zgjedhjet e pjesshme te 6 marsit dhe foltorja i ka dënë një shanc të dytë për të pasur jë mandat të plote në krye te kryeqendrës së veriut. Demokratët e Alibeajt nuk kanë kandidat.

Dibra
Fituesin e zgjedhjeve të pjesshme lokale një vit më parë në Bashkinë Dibër Rahim Spahiu, socialistët i kanë dhënë besimin për të garuar në këto zgjedhje. PD zyrtare i ka shpresat tek kreu i degës Naim Gazidede ndërkohë oferta e Rithemelimit është avokati Ismail Uka.

Lezhë
Në Lezhë, popullariteti që gëzon dalë nga sondazhet, ia bëri të lehtë PS të rikandidojë Pjerin Ndreun. Kandidati i Alibeaj u tërhoq nga gara, ndërkohë Meta dhe Berisha kërkojnë votat e demokratëve me Pashk Gjonin.

Tirana
Bashkinë më të madhe në vend atë të Tiranës, PS ia beson Erion Veliajt drejt një mandate të tretë. Betaja për kryeqytetin premton gare me shume zgjedhje. Demokratet luftën me shume sesa me kundërshtarin politik e kane brenda llojit, Belind Kellici është Benjamini i Berishes dhe Metës, ndërkohë Roland Bejko kritik i ashpër i kreut te Foltores do jetë në fletën e votimit me siglën dhe logo ne PD zyrtare.

Elbasan
Gledian Llatja socialistët e shikojnë si favorit në marrjen e një mandati të dytë në Elbasan ku gara nuk parashikohet aspak e lehtë. Deputeti demokrat Luciano Boci hoqi dore nga mandati per karriere kryebashkiaku me bekimin e berishës, ndërkohe PD zyrtare vendosi ti lëre terren të lirë.

Durres
Edhe në Durrës, ku gara e 14 Majit pritet të jetë e fortë, socialistët janë besimplotë ta fitojnë këtë qytet me Emiriana Sako. Kandidatja socialiste sfidohet vetëm nga një demokrat dhe ai është ish-deputeti Igli Cara por ai nuk përfaqëson siglën e PD por atë të koalicionit “Bashke Fitojmë”.

Berat
Socialistët rikandidojnë në Berat Ervin Demon, ndërsa demokratët do të kenë vetëm një opsion atë të mjekut Zija Ismaili pasi Enkelejd Alibeaj nuk ka kandidat.

Fier
Të kënaqur me transformimin e Fierit, socialistët kërkojnë një tjetër mandate me Armando Subashin. Demokratët kanë dy zgjedhje Evdar Koedhelin e Rithemelimit ose ate te PD zyrtare Eriselda Zotaj Çelaj.

Vlorë
Paçka se Vlora është një bastion i PS, vetë Edi Rama preferoi ta zgjedhë kandidatin përmes një votimi të asamblesë lokale ku i preferuari socialistëve vlonjat doli diplomati Ermal Dredha. Demokratët e Vlorës nuk do këtë asnjë kandidat me siglën zyrtare. Te vetmin te djathtë Hysni Sharra do e gjene ne strehën e koalicionit Meta Berisha.

Gjirokastër
Plagët urbane të shëruara në Gjirokastër në mandatin e parë prej mjekut Flamur Golemi, shihen si garancia e fitores prej tij për një tjetër mandate në këtë qytet. Në këtë bashki kandidatët demokratë ka vetëm në strehën e koalicionit te udhëhequr nga Ilir Meta dhe ai është Dorian Lam.i

Korçë
Të kënaqur me transformimin e Korçës, socialistët nuk hezituan të kandidojnë Sotiraq Filon. Kandidati i PD zyrtare në juglindje u tërhoq nga gara i zhgënjyer, ndërkohë Sali Berisha synon Korçën me profesoreshën Ledina Alolli.