MENU
klinika

Flamurtari mposhtet nga Dinamo

Përleshje mes stafeve dhe 3 kartona të kuq në Vlorë!

20.03.2023 - 21:40

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri mbylli sot javën e 20-të. Në 14:00 në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier, Apolonia fitoi 1-0 me Orikun. Ndeshja u karakterizua nga një luftë e fortë sportive, teksa Omeri në minutën e 75 vendosi ndeshjen dhe tri pikët për vendasit. Në fund miqtë nga Orikumi nuk u pajtuan me vendimet e arbitrit, duke protestuar pas fërshëllimës së trefishtë. Po sot në 17:00 u zhvillua “finalja” mes Flamurtarit dhe Dinamos në Vlorë. Dinamo fitoi 0-1 me penalltinë e Denisson, teksa në fushë pati përleshje dhe tre kartona të kuq. Sfida u ndërpre për 10 minuta, teksa vendasit akuzojnë kryesorin Cjapi për penallti të guximshme. Tifozët vendas rrethuan stadiumin “Flamurtari” dhe qëndruan gjatë, megjithëse policia është prezente në zonë.

Në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier, Apolonia fitoi 1-0 me Orikun për javën e 20-të në Kategorinë e Parë. Përballja e sotme mori jetë në 14:00, me vendasit që iu falën golit të Omerit në minutën e 75-të. Fundi i ndeshjes ka pasur tension, me Malon te miqtë që pas dy kartonave të verdhë është larguar me të kuq. Oriku në fund nuk është pajtuar me vendimet e arbitrit, teksa kanë protestuar te kryesori. Është dashur ndërhyrja e sigurisë që situata mos acarohej. Pas javës së 20-të, Apolonia me 28 pikë mban vendin e shtatë, me pikë të njëjta me Besën që është një pozicion më sipër dhe ndodhet në zonën e promovimit. Nga ana tjetër, Oriku me 21 pikë është në vendin e 12-të.

Flamurtari humbi 0-1 me Dinamon për javën e 20-të në Kategorinë e Parë. Ka qenë një 11 metërsh i akorduar nga kryesori Kreshnik Cjapi që ka nxehur gjakrat në Vlorë, aty ku ishin afro 3 mijë tifozë në “finalen” e Kategorisë së Parë. Denisson për miqtë nuk gaboi nga 11 metra, duke kaluar miqtë në avantazh pas 82 minutave lojë. Fill pas golit, tifozët kanë hedhur “lumë” shishesh në fushë, teksa ka pasur përplasje mes drejtuesve të dy klubeve në pankinë. Kapiteni i vendasve, Ribaj dhe trajneri i Flamurtarit Marcelo Troisi, si edhe drejtori i Dinamos, Ermal Barushi, janë nxjerrë me karton të kuq. Pas përplasjes sfida u ndërpre për 10 minuta, për të vijuar më pas me 14 minutat shtesë. Edhe pse dueli vijoi, vendasit nuk mundën të barazonin dhe Dinamo merr tri pikë me vlerë. Fundi i ndeshjes ka qenë sërish i tensionuar, teksa arbitrat janë shoqëruar me forcat e sigurisë dhe policisë për t’u futur në dhomat e zhveshjes. Pas javës së 20-të në Kategorinë e Parë, Dinamo me 37 pikë mban vendin e dytë, një më pak se Skënderbeu kryesues. Flamurtari me 35 pikë qëndron në vendin e tretë. Pas duelit për Oversport, presidenti i vlonjatëve, Tifozët vendas kanë rrethuar stadiumin “Flamurtari” dhe nuk largohen, megjithëse policia është prezente në zonë. Ultrasit vlonjatë janë duke pritur daljen e arbitrit Kreshnik Cjapi. Duket se penalltia e dhënë nga Cjapi dhe kthimi në gol nga Denisson ka shkaktuar kaos në Vlorë, me tensionin që kapi tribunat dhe stafet respektive të dy skuadrave gjatë ndeshjes. Forcat blu kanë marrë masa të shtuara për sigurinë e arbitrave dhe pritet që dalja e tyre nga Vlora të bëhet nën shoqërinë e policisë.

Sinan Idrizi tha se askush nuk mund të tallet me investimin e tij, duke shigjetuar direkt organizatorët e FSHF-së dhe arbitrin Cjapi.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin