MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pesha e tim biri nuk është normale

06.03.2023 - 11:48

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: I nderuar, doktor. Me shqetëson shëndeti i djalit tim. Ka lindur me peshë 4.100 me gjatësi 50 cm. 4 muajt e parë djali ka pasur një shtim në peshë normale. Pas muajit të 4-t u shfaq problemi i anemisë, ushqyerja e djalit ishte me gji. Me thanë që duhet t’i heq gjirin se është shkaku i anemisë dhe djali nuk e pinte, ishte shumë i grindur. I fillova qumësht farmacie. Pas muajit të gjashtë i fillova dhe ushqim shtesë. Por djali muajt e fundit ka rënë në peshë. Tani është 8 muajsh e gjysmë dhe pesha është 9.200kg, kjo gjë me shqetëson.

Problemi tjetër është se ka lindur botanik dhe kokat e kërceve nuk i janë formuar ende. I përdor vitaminën D. Gjatësia e djalit nuk më pëlqen . Në muajin e 8-të ishte 67 cm. Mund të më thoni si duhet të veproj për ushqyerjen e djalit që të ketë shëndet normal? Pres përgjigjen tuaj.

Mjeku: Pesha e fëmijës suaj është normale, për të mos thënë që ka peshën e një fëmije 1 vjeç. Ky shpeshherë është edhe fiskim i prindërve, pasi krahasojnë fëmijët me njëri-tjetrin dhe nuk i njohin parametrat normalë. Gabimi mëi madh që ka bërë nëna, është që i ka hequr gjirin bebes dhe, në fakt, ky më tepër se faji i nënave, është faji i mjekëve që japin rekomandime të tilla.

Gjatësia është shqetësuese, ndaj unë do të këshilloja një konsultë me endokrinologun.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.