MENU
klinika

Si paraqitet gjendja shëndetësore e 46-vjeçares

Plagosi aksidentalisht nënën e tij me kallashnikov, shoqërohet në komisariat i mituri!

07.03.2023 - 20:09

Një 15-vjeçar ka plagosur aksidentalisht nënën e tij me armë zjarri tip kallashnikov. Ngjarja e rëndë ndodhi sot pasdite në fshatin Selishtë të Dibrës.

Sipas policisë, i riu 15-vjeçar ka plagosur aksidentalisht nënën e tij, shtetasen me iniciale Sh.L. në banesë.

46-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar në komisariat 15-vjeçarin dhe ka sekuestruar kallashnikovin.

Njoftimi i policisë:
Plagosi aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij, Policia shoqëron në Komisariat të miturin, autori i dyshuar i ngjarjes.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.

Rreth orës 17:00, në fshatin Selishtë, Dibër një shtetas i mitur 15-vjeç, dyshohet se aksidentalisht në banesë ka plagosur me armë zjarri, nënën e tij shtetasen Sh.L., rreth 46 vjeçe e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariat të miturin.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.