MENU
klinika

Bedri Islami: Sfond politik. Siç tentoi Majko me Klosin

Prapaskenat e shkarkimit të Vlora Hysenit nga Kurti

21.03.2023 - 21:11

Gazetari Bedri Islami tha në një intervistë për Euronews Albania se shkarkimi i Vlora Hysenit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte me sfond politik.

“Ajo nuk është shkarkuar atje për moskompetencë çështjesh. Ajo është shkarkuar për arsye politike. Nuk ndodh për herë të parë.

Mund t’ju sjell një shembull nga Shqipëria kur zoti Pandeli Majko u bë kryeministër i Shqipërisë. Pas një përplasje me zotin Fatos Klosi ai kërkoi largimin e tij nga detyra,” – u shpreh Islami.

Sipas tij, ekipet e reja politike që vijnë në pushtet kërkojnë që të kenë një lloj kontrolli edhe mbi agjencitë e inteligjencës dhe prandaj ndodhin shkarkimet, pra jo domosdoshmërisht për mungesë aftësie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gruaja që drejtoi shërbimin sekret në Kosovë

Profili i kreut të ri të SHISH: Kush është Vlora Hyseni