MENU
klinika

"Merr masa serioze në lidhje me bishtat e së keqes në institucion"

Prezantohet drejtoresha e Kadastrës, Rama i jep detyrën e parë

11.03.2023 - 14:14

Gjatë zhvillimit të ceremonisë për prezantimin e Dallëndyshe Bicit në Krye të AKSH-it është shprehur se Kadastra është institucion serioz dhe se duhen marrë masa serioze për bishtat e së keqes  në institucion.

Gjatë fjaimit të tij Rama duket se ka thumbuar, ish-kreun e Kadastrës, Artan Lamen duke u shprehur se detyra e drejtores së re është që të cojë aty ku e kanë vendin ata që kanë luajtur bishtin e institucionit për interesat e tyre.

“Kadastra është banka më e rëndësishme e vendit, është banka e pasurive të paluajtshme, kërkon që të sillet dhe funksionojë si e tillë. Duhet të merren masa serioze në lidhje me bishtat e së keqes në institucion, detyra e drejtores së re është që të cojë aty ku e kanë vendin ata që kanë luajtur bishtin e institucionit për interesat e tyre. Duhet bashkëpunim me prokurorinë special”, u shpreh Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëvendësohet nga Dallëndyshe Bici?

Artan Lame largohet nga Kreu i Kadastrës