MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse gratë kanë më shumë dhimbje kockash?

07.03.2023 - 12:06

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse gratë kanë më shumë dhimbje kockash?

Mjeku:Në të gjithë botën 1 në 3 gra dhe 1 në 5 burra preken nga ndonjë sëmundje e kockave apo lloje të artritit.

Kjo i bën gratë numrin më të madh të personave të prekur nga këto probleme.

Sipas ekspertëve tek gratë shëndeti i kockave mund të jetë shumë delikat për shkak të ndryshimeve që ndodhin në trup.

Një grup ekspertësh nga Universiteti i Bufalos në Nju Jork hodhën dritë mbi këtë çështje në studimin ku morën pjesë 11,084 persona.

Të gjitha pjesëmarrëset ishin gra mbi moshën 50 vjeç apo në periudhën e menopauzës.

Në këtë studim u vëzhguan disa pjesë të përditshmërisë së tyre dhe se si ajo ndikon në shëndetin e kockave.

Të dhënat e mbledhura treguan se gjumi ishte faktori kyç që ndihmon ose jo kockat.

Krahasuar me gratë që flenë më shumë se 5 orë gjumë çdo natë, ato që flenë më pak kanë tendencën të kenë më shumë mundësi të preken nga osteoporoza.

Tek grupi i grave që flinin më pak se pesë orë në natë, u pa se mosha e kockave të tyre ishte të paktën një vit më e vjetër se e pjesëmarrësve të tjerë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.