MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse nuk duhet t’i ushqejmë fëmijët me zor?

09.03.2023 - 09:21

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse nuk duhet t’i ushqejmë fëmijët me zor?

Mjeku: Të ndjekurit e fëmijës gjatë gjithë ditës me lugë nga mbrapa për të mbaruar pjatën, nuk është gjë tjetër veçse ankthi i prindit, nevoja e tij për kontroll dhe ideja e gabuar se fëmijët e shëndoshë janë më të shëndetshëm.
Ushqimi nuk mund të jetë një formë kërcënimi (po nuk mbarove pjatën, nuk do të dalësh), apo përforcimi pozitiv (po mbarove zarzavatet, do mund të hash çokollatën).

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN