MENU
klinika

11 vjet pas vdekjes së Whitney Houston

Publikohet për herë të parë kënga e regjistruar në 1981

02.03.2023 - 12:36

11 vjet pas vdekjes ikonës së muizikës Whitnet Huston është publikuar kënga e re e këngëtares së ndjerë me titull “He Can Use Me”.

Kjo është një këngë nga Whitney e cila u regjistrua në vitin 1981 kur ishte 17 vjeç e cila wshtw pjesw e albumiit të saj të dytë të ungjillit “I Go to the Rock: The Gospel Music of Whitney Houston” i cili do të publikohet më 24 mars. Duhet theksuar se në albumin e ri të shumëpritur janë edhe pesë këngë të tjera të saj të papublikuara.

Sipas faqes së internetit të Houston, së bashku me albumin, një dokumentar i ri televiziv do të publikohet në të njëjtën ditë dhe do të shfaqet në disa rrjete televizive. Dokumentari, i cili do të publikohet edhe në DVD, përfshin gjithashtu performanca të paharrueshme live nga NAACP Image Aëards dhe American Music Awards.

The Voice”, siç quhej ajo, u gjet e vdekur nga arresti kardiak për shkak të një mbidoze kokaine në vaskën e suitës së saj në Beverly Hills Hilton më 11 shkurt 2012.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga dëmtimet misterioze në trup deri tek rënia e dhëmbëve

Zbulohet horrori i ditëve të fundit të Whitney Houston!