21.03.2023 - 10:56
Punonjësit e portit të Shëngjinit kanë zhvilluar sot një protestë lidhur me pagat.
Ata janë shprehur se nuk kanë marrë pagat prej tre muajsh. Sipas tyre kjo situatë po ndodh për shkak se ndërmarrja është drejt falimentimit si pasojë e keqmenaxhimit.
Gjithashtu punonjësit kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugën, në rast se nuk marrin asnjë zgjidhje.