Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit ku një i ri ka plagosur veten me thikë në zemër veten brenda banesës së tij.
Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se 33-vjeçari Sali Hajdari është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Paraprakisht sipas dëshmive të siguruara nga policia rezulton se 33-vjeçari vuante prej një kohe të gjatë nga probleme të shëndetit mendor dhe dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur gjatë një momenti të përkeqësimit të gjendjes së tij mendore.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 19.00, në lagjen “Dyli Haxhire”, shtetasi Sali Hajdari 33 vjeç, dyshohet se ka plagosur veten me thikë dhe si pasojë e plagës ka humbur jetën në spital.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se 33-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka dëmtuar veten me thikë në zemër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.