MENU
klinika

Leksione në Londër

Rama mëson gazetarin britanik: Nuk thuhet Kosovo, por Kosova

24.03.2023 - 11:04

Shqiptimi i emrit ‘Kosova’ u kthye në leksion gjatë bashkëbisedimit të kryeministrit Edi Rama në Insitutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Britaninë e Madhe. Teksa Rama u pyet për Kosovën dhe se a mund të bëjë Shqipëria diçka më shumë për ta ndihmuar, kreu i Qeverisë vuri theksin tek mënyra sesi e cilësojnë serbët. Ai kërkoi nga gazetari britanik që ta rregullonte gabimin.

BISEDA:

Pyetje: Kam qenë në Shqipëri dhe Kosovo një sërë herësh, unë mbështes shumë atë që ju thatë për Kosovën, por do doja t’ju pyesja a mendoni se Shqipëria ka një rol të posaçëm për të ndihmuar sepse konsiderohet si një fqinjë miqësore. A mendoni se mund të bëni më shumë?

Edi Rama: Së pari është Kosova jo Kosovo. Kosovo është mënyra se si e thërrasin serbët, kështuqë  ju avokatoni për pavarësinë e Kosvës dhe ju lutem të kërkoj me përulje nuk është faji juaj që propaganda ka bërë punën e vet. Dhe unë ndonjëherë them Kosovo, por është Kosova.

(Gazetari kërkon ndjesë)

Edi Rama: Jo jo, mos kërko ndjesë! Edhe unë e bëj ndonjëherë, por është Kosova. Kosova nuk është vend mik është vend simotër, sivëlla, është gjithçka, ne jemi njësoj dhe për arsye të caktuara jemi një komb që jeton në dy shtete. Ne shqiptarët kemi dy shtete, 4 kryeministra në Ballkan, diçka nuk duhet të funksionojë, por ja që kështu është. Ne bëjmë gjithçka mundemi që të ndihmojë, sigurisht mirëpresim gjithçka ata bëjnë për ne për të na ndihmuar. Ne jemi njësoj, kemi një kufi dhe disa rregulla për të respektuar, por jemi njësoj. Nuk e di se çfarë kishin ekzaktësisht në mend kur pyetët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN