Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje subjekteve që ofrojnë mjete lundruese apo aktivitete lundrimi që të certifikohen. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se në rast kontrolli e konstatimit të mungesës së kësaj certificate, subjektet do të gjobiten, Rama shton se masat do të shkojnë deri në konfiskimin e mjeteve lundruese.
Postimi:
Me sezonin e ri turistik, i cili këtë vit po afrohet më shpejt dhe edhe më i mbarë se i shkuari, Operatorët e Turizmit Detar duhet medoemos të çertifikohen zyrtarisht nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Aplikimet janë të hapura për të gjitha subjektet që ofrojnë mjete apo aktivitete lundrimi për qëllime turistike duke nisur nga motorët e ujit dhe deri tek motoskafët e anijet turistike, të cilat jo vetëm do të gjobiten, po edhe do të bllokohen e do të konfiskohen në rast mungese të çertifikatës përkatëse.