MENU
klinika

Vizita zyrtare në Londër

Rama takim me “London School of Economics”: Të krijojmë “Task Force” të përbashkët për të drejtat e punonjësve

23.03.2023 - 13:38

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Londër, ku ka takuar përfaqësues të “London School of Economics”.

Sipas tij, qëllimi është krijimi i një “Task Force” të përbashkët për të drejtat e punonjësve, kontratat e përbashkëta të punës, arsimin profesional dhe politikat rreth emigrimit.

“Në prestigjiozen London School of Economics për të krijuar një “Task Force” të përbashkët për të drejtat e punonjësve, kontratat e përbashkëta të punës, arsimin profesional dhe politikat rreth emigrimit”, shkruan Rama.

Gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar, Rama do të takohet dhe me kryeministrin Rishi Sunak, për të diskutuar për emigracionin e paligjshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dy qeveritë duhet të bëjnë më shumë për emigrantët e paligjshëm!"

Debati për shqiptarët/ Zbardhet biseda e Ramës me Sunak