MENU
klinika

Çfarë po ndodh?!

Re të zeza tymi mbulojnë autostradën

25.03.2023 - 13:42

Shtëllunga tymi kanë mbuluar një pjesë të zonës në fshatin Fushë-Mamurras, si pasojë e djegies së mbetjeve poshtë urës në lumin e Drojës.

Retë e zeza të tymit si pasojë e djegjes së gomave dhe mbetjeve plastike kanë mbuluar një pjesë të zonës në fshatin Fushë-Mamurras si dhe një pjesë të autostradës.

Situata është akoma më e rëndë në një pjesë të autostradës ku shtëngullat e tymit po vështirësojnë lëvizjen e automjeteve.

Sipas banorëve të zonës kjo situatë është e përsëritur dhe dyshohet se gjatë natës persona ende të paidenfitikuar hedhin mbetje poshtë urës në lumin Droje, duke shkaktuar ndotje të madhe në rrjedhen e lumit, natyrë dhe zonën përreth.