La Liga e futbollit në Spanjë është në javën e 25-të. Me fillim në 14:00, Real Madrid fitoi 3-1 me Espanyol. Pas dy barazimeve në kampionat, djemtë e Ancelottit ia dolën të marrin pikët e plota me përmbysje. Në 16:15 luhet Elche – Valladolid, në 18:30 Celta – Rayo dhe në 21:00 Valencia – Osasuna.
Në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi fitoi 3-1 me Espanyolin për javën e 25-të në La Liga. Të besuarit e Carlo Ancelottit përmbysën miqtë nga Katalonja, me Espanyolin që kaloi në avantazh me Joselu në minutën e tetë. Vinicius Junior në të 22 minutë vendosi ekuilibrat, teksa Militao në të 39 përmbysi ndeshjen. Në pjesën e dytë, në 90+3′ Asensio shënoi për 3-1. Real Madrid me 56 pikë mban vendin e dytë në kampionat, gjashtë pikë më pak se Barça që luan nesër. Espanyol nga ana tjetër me 27 pikë gjendet në vendin e 13-të.
La Liga – java 25-të:
Real Madrid 3-1 Espanyol
16:15 Elche – Valladolid
18:30 Celta Vigo – Rayo Vallecano
21:00 Valencia – Osasuna