MENU
klinika

Analiza

Si t’u shpjegojë Putin rusëve që lufta nuk ia vlejti

18.03.2023 - 14:20

Kur udhëheqësi rus nisi pushtimin e shtetit fqinj, Ukrainës, shkurtin e kaluar, Kremlini shpresonte të merrte kryeqytetin, Kievin, brenda disa ditësh. Më shumë se një vit më vonë, duket se luftës nuk i duket fundi. Ukraina pritet të nisë një kundërofensivë të re kundër forcave ruse në muajt e ardhshëm. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pranoi të hënën se shanset e Rusisë për fitore në Ukrainë po uleshin, duke shtuar se qëllimet e luftës së liderit rus tani mund të arrihen vetëm me mjete ushtarake, jo me bisedime paqeje. Putini mund të zëvendësohet. Ai nuk është një superhero. Ai nuk ka asnjë superfuqi. Ai është thjesht një diktator i zakonshëm. Nëse shikojmë historinë, shohim se diktatorë të tillë zëvendësohen lehtë. “Nëse Putini nuk është në gjendje të fitojë luftën sipas kushteve të tij, ai mund të detyrohet të japë dorëheqjen si lideri i Rusisë”, tha për Neësëeek Boris Bondarev, një ish-diplomat rus, i cili punonte si ekspert i kontrollit të armëve në misionin diplomatik rus në Gjenevë në maj 2022 dhe është i vetmi diplomat rus që është dha dorëheqjen publikisht për shkak të luftës.

Tre skenarë për fundin e luftës

“Ndoshta rusët pasi të përfundojë lufta, do të mendojnë se nuk kanë më nevojë për Putinin. Mendoj se situata do të ndryshojë kur ata të gjenden në një realitet të ri në të cilin Putini nuk mund t’u ofrojë asgjë përveç frikës dhe represionit”, tha ai. Vlad Mikhnenko, një ekspert për transformimin postkomunist të Evropës Lindore dhe ish-Bashkimit Sovjetik në Universitetin e Oksfordit, parashtroi tre skenarë të mundshëm për një disfatë ruse. Shumëçka, nëse jo gjithçka, varet nga mënyra e humbjes”, tha Mikhnenko për “Neësëeek”.

Rrëzimi i presidentit

Skenari i parë, një tërheqje kaotike e shkaktuar nga një “ofensivë goditëse ukrainase në një ose më shumë fronte” do të rezultonte në një “kolaps të shpejtë”. Situata në Moskë do të përkeqësohet shpejt dhe shërbimet e sigurisë do ta largojnë Putinin nga pushteti. Ai nuk do të kishte mundësi të përdorte armë bërthamore, siç tha Mikhnenko.

Putin jep dorëheqjen

Një skenar tjetër mund të çojë në një tërheqje si ato të Luftës së Parë Botërore, tha Mikhnenko, “të ngjashme me rënien e ushtrisë ruse në 1916-1917”.Lufta aktuale do të vazhdonte për një kohë të gjatë, me ushtarë rusë të mobilizuar, të pajisur, por me shumë pak mbështetje. Ata do të kalonin muaj të tërë në llogore me baltë, të ftohta, nën breshëri gjithnjë e më të sakta ukrainase, duke dezertuar masivisht, gjë që do të çonte në rrëzimin e frontit”, tha ai. Ndryshe nga skenari i parë, situata do të ndryshonte shumë më ngadalë dhe më pak në mënyrë dramatike, duke i dhënë Putinit kohë të mjaftueshme për të arritur një armëpushim ose një zgjidhje afatshkurtër”, tha Mikhnenko. Ky skenar mund të çojë në një dorëheqje graduale të Putinit, për t’i hapur rrugë një lideri të ri, me kusht që siloviki (një grup elitar biznesmenësh dhe liderësh rusë) t’i japë atij imunitet nga ndjekja penale.

Putin shpëton “kokën”

Miknienko tha se një skenar i tretë mund të shihte zgjatjen e luftës në Ukrainë edhe dy vjet të tjera, me pakënaqësi në rritje në Rusi, një tërheqje të ngadaltë ruse në disa vende dhe trupa që vazhdojnë luftën në vijën e frontit diku tjetër. Në këtë rast, elita ekonomike dhe financiare, do të përpiqeshin të negocionin me Putinin për shpalljen e “fitores” në përballjen me Perëndimin. Ndryshe nga dy skenarët e parë, këtu Putini ka fuqinë negociuese dhe një shans për të shpëtuar jetën e tij”, tha ai. Bondarev tha që Putini mund të përpiqet të shfaqë çdo sukses të vogël që ka arritur në Ukrainë si fitore. “Do të jetë mjaft e vështirë për Putinin të bindë elitën e tij se kjo fitore ia vlen duke marrë parasysh gjithçka që ata kanë humbur… Unë nuk mendoj se do të ishin shumë të lumtur vetëm me pushtimin e disa fshatrave të Ukrainës”, tha ai. Grigory Yavlinsky, themeluesi i partisë ruse Yabloko, tha se propaganda do të ndikojë në mënyrën sesi rusët e perceptojnë humbjen.