MENU
klinika

Sondazhi

Rritet popullariteti i Erion Veliajt

17.03.2023 - 22:50

Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës në lidhje me mendimin tyre për Erion Veliajn. Nga muaj shkurt kur mendimi shumë pozitivë për Veliajn ishte 21.7% në muajin Mars ka rënë në 18.1%.

Ndërsa mendimi pozitiv për Erion Veliajn në një muaj ka pasur rritje nga 38.4% në 44.7%.

Por rritje ka pasur edhe mendimi shumë negativë për Veliajn nga 18.6% që ishte në muajin Shkurt ka shkuar në 20.7% në Mars.

Ndërkohë që mendimi negativë ka pasur një rënie përgjatë muajt të fundit nga 17.9% në 13.2%.


Nëse shohim mendimi pozitiv dhe shumë pozitivë bashkë për kryebashkiakun ka një rritje nga 60.1% që ka qenë në total në Shkurt në 62.8% në Mars.

Tek ata që kanë mendim pozitivë dhe shumë pozitivë për Erion Veliajn në muajin Mars 58.6% janë meshkuj dhe 67.1% femra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN