MENU
klinika

Nga do dalin burimet financiare?

Rritja e pagës mesatare, eksperti: Ja problemet që krijohen

30.03.2023 - 10:00

Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, por diskutohet në lidhje me rritjen e pagës mesatare, një premtim ky i bërë së fundmi nga kryeministri Edi Rama, në një kohë kur zgjedhjet lokale janë shumë pranë.

Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa, ka deklaruar se një vendim i tillë do të vendosë përballë një presioni të madh sektorin privat, i cili sipas tij nuk dihet nëse i ka mundësitë për një rritje të tillë.

Xhepa shtoi se duhet të jetë sektori privat ai që me rritjen e pagave duhet të ndikojë në krijimin e një presioni ndaj sektorit publik, ndërkohë që në Shqipëri sipas tij ndodh e kundërta.
Ai shtoi se është e pakuptueshme se si një masë e tillë për sa kohë nuk është parashikuar në një plan që shkon deri në 3 vite në lidhje me buxhetin dhe shpenzimet, kryeministri Rama del me një deklaratë të tillë.

“Rritja e pagës, nuk është diçka që realizohet me masa administrative, pas saj ka një racionale ekonomike. Qeveria mund të rrisë pagat në sektorin publik, kjo shërben si indikator për rritjen e pagës mesatare.

 

 

Sektori publik është sektori i 3 në ekonomi me paga të larta, pas sektorit të industrisë financiare dhe Teknologjisë së informacionit.
Problemi është që nëse rritet paga, nga do dalin burimet financiare, sepse buxheti duket i thjeshtë por ka një matematikë të vështirë.
Problemi i dytë është presioni mbi sektorin privat.
Logjika është që pagat në sektorin privat të shërbejnë si lokomotivë për të ndikuar pagat në publik. Në Shqipëri ka ndodhur e kundërta. A ka mundësi sektori privat të bëjë rritjen e pagave?

Kryeministri nuk mund të dalë të bëjë deklarata të tilla sepse kemi një plan bazë që zgjat deri në 3 vite. Nëse nuk është parashikuar deri tani si mund të kemi të tilla lajme fantastike?”, ka deklaruar ai

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN