MENU
klinika

Nga apartamente e sipërfaqe toke në Vlorë e Durrës

Sekuestrohen 22 pasuri në pronësi të një 50-vjeçari

10.03.2023 - 13:37

22 pasuri (të paluajtshme dhe makina) në pronësi të Eridan Guerreros dhe familjarëve të tij janë sekuestruar nga policia në kuadër të operacionit ‘Filtri’. Sipas policisë dyshohet se pasuritë janë vendosi nga veprimtaritë kriminale dhe u sekuestruan me urdhër të GJKKO-së.

Policia bën me dije se janë sekuestruar 18 pasuri të paluajtshme (apartamente, sipërfaqe toke, njësi shërbimi, garazh dhe depo), të ndodhura kryesisht në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë dhe në Durrës, si dhe 4 automjete të tipeve të ndryshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga Eridan Guerrero dhe nga familjarët e tij, për shkak të veprimtarive kriminale të 50-vjeçarit.

Eridan Guerrero 50 vjeç, lindur në Vlorë, aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit në Bruksel, Belgjikë, i akuzuar për veprat penale “Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, të kryera në formën e organizatës kriminale.

Operacioni i policisë është kryer në bashkëpunim me nga Njësia “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Hetimore qendrore, homologët belg dhe dvpt-të Vlorë, Durrës dhe Tiranë.

Vijojnë hetimet me qëllim zbulimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që mund të kenë si burim, veprimtaritë kriminale të 50-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin