MENU
klinika

Ofertë e çmendur

Sheikët janë gati të bëjnë bashkë në një skuadër Haland dhe Mbape

12.03.2023 - 21:15

Merkato e verës mund të shohë realizimin e një transferimi të bujshëm për shifra që mund t’i afrohen rekordit që mbahet nga Nejmar. Dhe është po i njëjti klub, PSG, ai që po planifikon që të bëjë çmendurën e radhës në merkaton e futbollistëve.

“RMC SPORT” bën të ditur se klubi parisien ka hedhur sytë nga Erling Haland dhe kërkon me çdo kusht sulmuesin norvegjez. Oferta për të bindur Mançester Sitin është nga ata që vështirë se mund të refuzohen, pasi shifra që përmendet në lajmin e medias franceze është 197 milionë euro. Kjo, sa për të filluar bisedimet, pasi sigurisht që anglezët pritet të kërkojnë që të thyejnë rekordin prej 22 milionë eurosh që PSG pagoi për Nejmar kur e transferoi nga Barcelona.

Por “RMC Sport” insiston se kjo nuk do të thotë që Mbape do të largohet nga PSG. Përkundrazi, në klub duan të investojnë që të përforcojnë sulmin duke formuar një dyshe të pandalshme për këdo, me francezin dhe norvegjezin së bashku në një repart.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin