MENU
klinika

"E kam përballë"

Nisin “shkëndijat”! Keisi pranon që dashuron Lorencin?

30.03.2023 - 09:42

Lorenci, Dea, Fotini dhe Nita diskutuan rreth sekreteve që banorët rrëfyen pak ditë më parë, në mënyrë anonime.

Në globin e qelqtë, në të cilin banorët kishin shkruar sekretet e tyre në letër, në njërën prej tyre thuhej, “Kam qenë e dashuruar me një banor të Big Brother”.

Keisi rrëfeu se sekreti ishte i saj. Teksa Lorenci po e ngacmonte se për cilin bëhej fjalë, ajo i tha atij se atë banor e ka përballë, duke nënkuptuar që sekretin e kishte për të.

Pas kësaj deklarate, ata të dy u përqafuan. Nuk dihet nëse mes tyre kanë lindur sërish ndjenjat, por pritet që këtë gjë, ata ta zbulojnë në ditët në vijim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si reaguan familjarët e saj dhe të Kristit?

Lorenci pranon publikisht lidhjen me Keisin

A mund të lidhen sërish në shtëpi?

Keisi bën deklaratën e papritur për Lorencin