MENU
klinika

Informacionet e para

Shpërthim me tritol në një banesë në Laç

10.03.2023 - 10:23

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në Sanxhak të Laçit në pronës të Skënder Likës.

Burime bëjnë me dije për Panorama TV se Lika është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli, dhe xhaxhai i Ilir Likajt, i akuzuar për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ky i fundit mik i Ervis Martinajt.

Nga shpërthimi mësohet të ketë pasur vetëm dëme materiale në shtëpinë e Likës si dhe në banesat ngjitur me të.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të saj dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.