MENU
klinika

"Nuk kemi konflikte me askënd"

Shpërthimi në Fushë Krujë, flet biznesmeni

04.03.2023 - 16:59

Një shpërthim me tritol ndodhi mbrëmjen e djeshme në një mobileri në fshatin Arrameras, Fushë-Krujë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Gjatë marrjes në pyetje nga Policia  familjarët e pronarit të objektit, Bujar Caracit, pasi ai ndodhet në Greqi, thanë se nuk kanë asnjë konflikt.

Ata kanë deklaruar se objektin ja kanë dhënë me qira të afërmit të tyre Desar Cangu dhe deklarojnë se vetë nuk kanë asnjë problem me askënd.

Ndërkohë dhe vetë Cangu ka mohuar që të ketë konflikte më dikë.  Policia dyshon se sulmi mund të ketë lidhje me biznesin që zotëron personi në fjalë.