MENU
klinika

Kamerat e sigurisë jashtë funksioni

Shpërthimi në Kurbin/ 10 persona të shoqëruar në polici

11.03.2023 - 10:35

Një ditë pas shpërthimit me tritol në fshatin Sanxhak, 10 persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga Polici. Mes personave që kanë dhënë dëshminë e tyre në policie janë dhe pjestarë të familjeve me të cilët kanë hasmëri familja që ishte objektiv i sulmit, por kanë mohur të kenë lidhje me vendosjen e lëndës shpërthyese dhe janë lënë sërish të lirë.

Në pjesën e përparme të baneses tre katëshe, ka patur kamera sigurie, por kanë qenë jashtë fuksioni. Policia ka sekuestruar dhe po analizon kamerat e disa banesave dhe bizneseve në zonë, por nga kqyrjet e deritanishme të pamjeve asnjëra prej tyre nuk i ka fokusuar lëvizjet e autoreve.

Ndërkohë nuk është përcaktuar sasia dhe lloji i lëndës plasese, por referuar forces së shpërthimit dhe dëmeve që ka shkatuar mendohet të ketë qenë rreth 500 gram.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, rreth orës 3 e 30 minuta në fshatin Sanxhak të Kurbinit dhe objekt i sulmit me lëndë plasese ishte banesa e Skënder Likes. Shpërthimi ishte i fortë duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe në objekte të tjera aty pranë, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar.