MENU
klinika

Ja çfarë shkruan "Blic"

Shpëtimi i 4 alpinistëve serbë, jehonë në Serbi

27.03.2023 - 12:36

Shpëtimi i katër alpinistëve serbë ka bërë jehonë në Serbi.

Gazeta serbe ‘Blic’ I kushtuar një artikull shpëtimit alpinistëve, ka është theksuar se serbët i kanë mbijetuar një drame të vërtetë, teksa ishin duke tentuar të ngjisnin majën e Jezercës. Po ashtu, shkruhet se 50 efektivë policie janë angazhuar për gjetjen e tyre.

“Katër alipinistë serbë i kanë mbijetuar një drame të vërtetë dje gjatë ngjitjes në pikën më të lartë të malit të Jezercës nga luginat e Valbonës dhe Thethit. Ata kanë ngecur në një mal të mbuluar me borë dhe njëri prej tyre ka rënë nga lartësia dhe ka plagosur rëndë gjymtyrët, ndaj është dërguar me helikopter në spitalin e Tiranës.

Policia shqiptare bëri të ditur se alpinisti i plagosur ishte nën mbikëqyrjen e mjekut dhe se pas plagosjes nuk mund të lëvizte. Më shumë se 50 policë morën pjesë në operacionin e shpëtimit. Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka postuar në llogarinë e tij në Facebook foto dramatike nga ky aksion”, ka shkuar Blic.