MENU
klinika

Risia

Shqiptarët të çmendur për targa të personalizuara, 2 milionë lekë për 5 karaktere

02.03.2023 - 18:59

Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka hedhur në treg risinë më të fundit për personalizimin e targave, për modele me 5,6 dhe 7 karaktere të kombinuara shkronja dhe numra. Ndërkohë, targa e re dhe e personalizuar vjen me tre modele teknike të madhësisë, standarde, amerikane dhe italiane.

Për targat e personalizuara me 5, 6 dhe 7 karaktere, është e detyrueshme të përdoren jo më pak se 2 (dy) karaktere alfabetike (shkronja, për të formuar kombinimin e targës.

Për targat me 5, 6 dhe 7 karaktere, është e detyrueshme të përdoren jo më pak se 2 (dy) karaktere numerike, për të formuar kombinimin e targës.

Pavarësisht, se çdokush mund të zgjedhë personalizimin e vetë, me numra dhe shkronja, ka disa kufizime që përfshijnë gjuhën fyese, figurat politike, personalitetet shtetërore, mesazhe dhune, përmbajtje fetare, diskriminim, etj.

Por sa kushtojnë këto targa të personalizuara?

Newsbomb.al sjell me poshtë një shembull të një targe të personalizuar dhe çmimin e saj,për të tre modelet me karaktere. Një targë me 5 karaktere kushton deri në 215 mijë lekë reja, ose 2 milionë e 150 mijë lekë të vjetra. Nëse ka targa me personalizim shumë të kërkuar, nëse del në ankand çmimi mund të dyfishohet apo dhe trefishohet.

Çdokush mund të futet në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të rrugëve (kliko këtu) për të bërë një personalizim të vetin, të njihet me çmimin dhe më pas nëse dëshiron të bëjë aplikimin për marrjen e saj. Një risi e këtyre targave është se ato mund të mbahen edhe pas shitjes së mjetit dhe të vendosen në mjetin e ri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rregullat dhe kushtet e këtij shërbimi të ri

Targa të personalizuara brenda muajit shkurt