MENU
klinika

Sondazhi

Si e vlerësojnë shqiptarët qeverisjen e Ramës në mandatin e tretë

29.03.2023 - 21:55

Teksa ndodhet në mesin e mandatit të tij të tretë dhe pas gati 10 vitesh në qeveri, shqiptarët janë të ndarë në 2 pjesë sa i përket mënyrës së “qeverisjes Rama”. 49% kanë deklaruar se janë të zhgënjyer dhe 50% të kënaqur, por presin edhe më shumë.

Ky është rezultati i sondazhit të Institutit italian “Piepoli” në bashkëpunim me Report Tv. Më konkretisht referuar të dhënave, 20% kanë votuar se janë shumë të kënaqur, 24% kanë votuar se janë relativisht të kënaqur, por presin më shumë.

Nga ana tjetër, 15% janë shprehur se janë të zhgënjyer dhe 34% të tjerë kanë treguar se janë shumë të zhgënjyer. Vetëm 1% e kanë cilësuar si shumë shpejt për të gjykuar.