MENU
klinika

Miqësia që u kthye në armiqësi dhe shfrytëzimi i agjentëve

Si nisi përplasja mes ‘fiseve’, Kastrati dhe Binjaku në Fier

12.03.2023 - 17:56

Detaje nga artikulli i medias britanike, Daily Mail ku janë zbuluar se agjentët shqiptarë të shërbimit sekret informativ, të financuar nga Britania e Madhe, u kanë shitur informacione një grupi kriminal.

Bëhet fjalë për 2 agjentë të grupit “Merlin”, e krijuar brenda Shërbimit sekret të Shqipërisë, i njohur si SHISH në vitin 2000, kohë kur bandit shqiptare kanë nisur të veprojnë në britaninë e madhe. Britanikja Daily Mail përmes një artikulli të gjatë hodhi mbi një atentat mafioz të para 7 viteve.

Në vitin 2016 është ekzekutuar Denis Kasaj teksa po udhëtonte i shoqëruar nga Klement Kastrati në autostradën Fier-Vlorë. Kjo vrasje sipas Daily Mail është kryer falë informacioneve që agjentët e SHISH, pjesë e njësisë ‘Merlin’ që financohej nga Britania e Madhe për të goditur krimin e organizuar.
Në fakt, agjentët e SHISH në vend që t’i përbaheshin zotimit dhe betimit para ligjit, kanë bërë të kundërtën, duke iu shitur informacione grupeve kriminale të cilët më pas goditën njëri-tjetrin.

Nga kjo veprimtari kriminale e agjentëve të SHISH u vra një person dhe institucioni që duhet të ishte garant i besueshmërisë dhe zbatimit të ligjit i është vënë një damkë jo e vogël.

Kush ishin agjentët që u shisnin informacione bandave?

Zbarkimi i DEA-s në Shqipëri dhe mënyra se si ata iu drejtuan direkt qytetarëve shqiptarë duke kërkuar të njoftojnë se kush dhe si kryhet trafiku i drogës, në shmangie të plotë të autoriteteve, tregon shumë më tepër se dukja sipërfaqësore që kërkon t’i veshë qeveria.

Njëri prej ish-agjentëve të SHISH, Florian Bushi është akuzuar dhe dënuar në vitin 2017 për shitjen e informacioneve te elementët kriminale. këtij viti, ditë e premte, në orën 17.00, pra, jashtë orarit zyrtar të punës në institucion dhe kur punonjësit ishin larguar.

Florjan Bushi është akuzuar me emër dhe mbiemër nga Prokuroria e Krimeve të Rënda se ka qenë personi që ka informuar vrasësit për lëvizjet e Denis Kasajt.

Dhe kjo u provua me fakte sepse në telefonin e autorit, Ilir Memushaj hetuesit administruan të dhëna dhe informacione të shitura nga agjentët “Merlin” për prenë e tij.

Përplasje mes ‘FISEVE’, Kastrati dhe Binjaku në Fier?

Historia e hakmarrjes mes dy fiseve nis në vitet 1994-1995 , me një të vrarë nga fisi Kastrati, ngjarje për të cilën u akuzua fisi Binjaku. Por të gjitha këto krime kanë mbetur pa autorë ndër vite.

Kjo derisa emri i Ermal Binjakut doli përsëri nga përgjimet telefonike dhe ambientale, ku ai flet për atentatin e Mbrostarit, te “Kthesa e Mullirit të Vjetër”, në vitin 2016.

Gjithashtu u arrestua edhe Ylli Nazëraj, 54 vjeç, nga Ballshi, për të cilin hetuesit kanë prova se e ka fshehur në magazinat e tij në “Qafën e Koshovicës” të makinës “Toyota” të autorëve, para atentatit. Gjithashtu u ka siguruar edhe mjete për kryerjen e sulmit të armatosur mbrëmjen e 8 janarit.

Nazëraj është kapur duke biseduar me Ermal Binjakun për atë krim dhe fshehjen e gjurmëve.

Më herët ishte arrestuar edhe Ilir Memushaj, nga Vlora. Ky një lidhje e ngushtë miqësore me Ermal Binjakun.

Ndërsa Memushaj furnizohej me informacione nga agjenti i SHISH-it, Florian Bushi, që i dërgonte përgjimet telefonike me celular për lëvizjet e viktimës Denis Kasaj.

Policia gjithashtu ka zbuluar se shumë vite më parë të gjithë të dyshuarit dhe viktimat kanë pasur lidhje shoqërore mes tyre, derisa kanë nisur mosmarrëveshjet dhe më pas vala e atentateve.