Banka e Shqipërisë ka dhënë informacion për të gjithë qytetarët se si të këmbejnë kartëmonedhat e dëmtuara.
Në një postim në faqen zyrtare, shpjegohen katër mënyrat e mundshme se si çdo person që ka një kartmonedhë të dëmtuar mund ta këmbejë pranë bankës tregtare:
1. Kartëmonedhat e dëmtuara mund të këmbehen në bankat tregtare kundrejt vlerës së tyre nominale.
2. Paraqituni pranë sportelit të bankës suaj tregtare për këmbimin e kartëmonedhës së dëmtuar.
3. Në rastet kur kartëmonedhat kanë dëmtime të lehta (shënime, njolla, vrima apo grisje të lehta), ato këmbehen direkt në sportel kundrejt vlerës nominale.
4. Kur kartëmonedhat kanë një shkallë dëmtimi më të lartë, ato nuk këmbehen direkt në sportel, por banka tregtare së bashku me kërkesën për këmbim të klientit, i dërgon ato pranë Bankës së Shqipërisë për vlerësim të mëtejshëm.
Ne ju inkurajojmë të paraqiteni pranë bankës suaj tregtare për çdo lloj rasti të dëmtimit të kartëmonedhës suaj në përdorim./