MENU
klinika

Do t'ju duhet

Si të pastroni ujin nga klori me metoda natyrale

10.03.2023 - 17:28

Uji në Shqipëri, sipas autoriteteve është i trajtuar me klor dhe antibakterialë të tjerë dhe është i sigurtë për t’u pirë.

Në depot e grumbullimit të ujit që furnizojnë rrjetin e tubacioneve drejt çdo banese prania e mikrobeve rritet.

Për rrjedhojë, autoritet përkatëse kujdesen që të rrisin sasinë e klorit në mënyrë që të dezinfektojnë ujin që rrjedh në rubinetin e çdo familjeje.

Por nga ana tjetër, ekspertët thonë se klori është një substancë kimike tepër e dëmshme dhe sado e vogël të jetë sasia e përdorur për dezinfektimin e ujit sërish efektet që sjell ai për organizmin nëse konsumohet janë të dëmshme.

Ai përdoret për të eliminuar patogjenët e rrezikshëm, duke u munduar që uji të jetë më i sigurt për t’u përdorur.

Këtu qëndron dhe problemi.

Klori kur pihet bashkë me ujin e çezmës por edhe kur përthithet nga perimet apo frutat të cilat i lajmë me të, kthehet në një rrezik për shëndetin e organizmit tonë.

Efektet e dëmshme të ujit me klor në organizëm

Disa të dhëna raportojnë se klori lidhet me:

Rritjen e problemeve me frymëmarrjen si astma dhe alergjitë

Dëmton mukozën e aparatit të frymëmarrjes

Vret bakteret e mira të florës së aparatit tretës

Nëse është me përqendrim të lartë, mund të shkaktojë formimin e xhepave të ujit në mushkëri

Acidet që krijohen kur klori dhe uji kur ata kombinohen, dëmtojnë qelizat e organizmit tonë duke shkaktuar dhe shumë sëmundje të rënda.

Si të pastroni ujin nga klori me metoda natyrale

Një zgjidhje e lehtë për të neutralizuar përmbajtjen e klorit në ujin e çezmës

Nëse konsumoni ujin e çezmës për ta pirë, ju këshillojmë që në gotë të shtoni disa feta, apo pika limoni.

Studimet tregojnë se vitamina C që gjendet në këtë frut shërben si katalizator në eliminimin e molekulave të klorit.

Kjo cilësohet si zgjidhja më e efektshme në minimizimin e efekteve të pranisë së klorit në ujë.

Por një tjetër shqetësim janë ushqimet.

Të dhëna të ndryshme tregojnë se vetëm 60 sekonda të zhytura në ujë me përqindje klori, frutat dhe perimet e përthithin të gjithë këtë substancë.

Më pas kur ato përdoren në gatime, klori i zbeh vlerat e tyre, dhe në vend që të konsumojmë perime dhe fruta plot veti për shëndetin e organizmit tonë, ne e dëmtojmë atë.

Nëse uji i çezmës suaj ka një aromë klorine, si ajo e pishinave, mos i lani perimet dhe frutat direkt nga çezma.

Në një tas hidhni lëngun e një limoni ose dy limona të prerë në feta.

Kështu perimet dhe frutat tuaja ruajnë vlerat e tyre dhe janë të shëndetshme./

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nuk është i përshtatshëm për të gjithë!

Rastet shëndetësore kur nuk duhet të konsumoni xhenxhefil

Si të dalloni rastet problematike

4 përgjigje për dhimbjen e papritur të gjurit

Nga shërimi i diarresë tek infeksionet vaginale

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre sëmundjeve

Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini

A është gjenetike sëmundja e depresionit?