MENU
klinika

Hetimi pasuror/ Prokuroria i bllokon pronat

Si tentoi Alda Klosi t’i shpëtonte pasuritë nga sekuestrimi

08.03.2023 - 20:02

Pas zbulimit të 550 mijë euro në banesën e pastrueses Rozeta Dobi, Prokuroria e Tiranës, ka nisur hetim pasuror për ish-drejtoreshën e Kabinetit të ministrit të Financave, Arben Ahmetaj.

Paralelisht me hetimin për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Deklarim i rremë para prokurorit” dhe “Mosdeklarim apo Fshehje të pasurisë”, tashmë prokuroria e kryeqytetit ka nisur një hetim pasuror për të zbuluar pronat dhe llogaritë bankare të Alda Klosit, burrit të saj dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

“Ora News” mëson se disa nga pronat në Tiranë janë bllokuar në hipotekë, pasi kishte tratativa për tjetërsimin e tyre, tek persona të tretë. Sipas prokurorëve, hetimi pasuror ka nisur me qëllim marrjen e pasurive që Alda Klosi, nuk është në gjendje t’i justifikojë.
Për këtë çështje që fillimisht u raportua si vjedhje e kryer në bashkëpunim, kanë folur duke bashkëpunuar me prokurorët dy të arrestuarit, Havier Dobi dhe Rozeta Dobi.

Pas dëshmisë së nënë e bir, në prangat e policisë dhe prokurorisë, mbrëmjen e të premtes përfundoi dhe Alda Klosi, e besuara e ish-ministrit të Financave dhe Rindërtimit si dhe ish-zv/kryeministrit të Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Qëllimi i prokurorëve të Tiranës, është vetëm zbardhja pronarit dhe burimit real të krijimit të shumës financiare, prej gati 600 mijë euro. Këtë shifër Alda Klosi, e mbante në banesën e saj, ku jetonte në kompleksin “Orion Konstruksion” që ndodhet tek rruga e “Kosovarëve” në Tiranë.

Për këtë çështje që fillimisht u raportua si vjedhje e kryer në bashkëpunim, kanë folur duke bashkëpunuar me prokurorët dy të arrestuarit, Havier Dobi dhe Rozeta Dobi.

Pas dëshmisë së nënë e bir, në prangat e policisë dhe prokurorisë, mbrëmjen e të premtes përfundoi dhe Alda Klosi, e besuara e ish-ministrit të Financave dhe Rindërtimit si dhe ish-zv/kryeministrit të Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shfaqi probleme kardiake pas arrestimit

Alda Klosi shoqërohet me urgjencë në spital nga Policia

“Kam dy fëmijë për të rritur dhe një nënë të verbër...”

Alda Klosi kërkon lirinë në Apel! Kërkohet origjina e 405 mijë eurove