Marsi është shpallur si muaji i Frankofonisë dhe aktiviteti i parë në kuadër të këtij muaji është zhvilluar në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Shqipëri.
Aktiviteti që çeli “Pranverën e Frankofonisë 2023” ishte një diskutim mbi një prej figurave kryesore të lëvizjes feministe, shkrimtaren franceze, Simone De Beauvoir.
Të pranishmit diskutuan mbi temën “Seksi i dytë i Simone de Beauvoir dhe shekulli 21”, duke hedhur një veshtrim mbi idetë dhe letërsinë e madhe të De Beauvoir në gjuhën shqipe.
Libri ngre pyetjen më thelbësore të feminizmit: Çfarë do të thotë të jesh grua?
De Beauvoir e refuzon ekzistencën thjesht biologjike dhe përqendrohet në cilësinë e feminitetit, duke arritur kështu në thënien e saj më të famshme: “Një njeri nuk lind, por bëhet grua”.
Prof Edmond Tupe, Prof Irena Myzeqari, botuesja Arlinda Dudaj dhe përkthyesja Feride Papleka, folën mbi idetë e De Beauvoir në shek. XXI.