MENU
klinika

Lleshaj për arrestimet e zyrtarëve të majtë

“Sinjal që prokuroria po godet korrupsionin, e pamundur të jetë lëvizje politike”

18.03.2023 - 23:21

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se arrestimi i zyrtarëve të majtë është një sinjal që prokuroria po godet korrupsionin që sipas tij zhvillohet vetëm në pushtet.

Referuar arrestimit më të fundit të Lefter Allës, Lleshaj u shpreh se ky është një lajm pozitiv pasi po goditet korrupsioni dhe nuk e konsideron si një lëvizje politike.

“Korrupsioni zhvillohet në pushtet nuk mund të ketë në radhët e njerëzve të papunë, si fenomen kriminal korrupsioni zhvillohet aty ku ka vendimmarrje politike nuk mund të presim që autorët e veprave penale të jenë jashtë politikë është brenda pritshmërive normale, ky është çmimi i pushtetit në kuptimin që pushteti korrupton dhe unë e shoh si një lajm pozitiv që ka lëvizje dhe është thyer një mit kushdo që është naiv duhet të dije që korrupsioni ka ekzistuar edhe më herët, te qeveria Rama 1 apo dhe 2 dhe te qeveritë më herët fakti që po goditet tani do të thotë që ka shpërthim të goditjes së është investuar shumë dhe prokuroria po godet është sinjal që po goditet korrupsioni.

Është e pamundur të jetë politike por është si të thashë nga të gjitha këta qeveria është hera e parë që po ndodhi goditje jo sporadike por të dukshme kundër përfaqësuesve në strukturat e qeverisë, nuk ka një stepje të gjyqësorit përballë qeverisë. Cështja e qëndrimeve politike dhe morale është individuale nuk mund t’i japësh receta dikujt, kur dhash dorëheqjen e bëra për veten time“, tha Lleshaj.