MENU
klinika

Flamurtari dështon në Pukë

Skënderbeu një gol për vendin e parë!

11.03.2023 - 17:49

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëria ka zhvilluar sot gjashtë ndeshjet e javës së 19-të. Me fillim nga 13:00 në gjashtë qytete të Shqipërisë zbritën 12 skuadra në nivelin e dytë të futbollit në vend.

Flamurtari që deri para kësaj jave kryesonte renditjen është mundur 1-0 nga Tërbuni në Pukë. Goli i Saliaj në të 71 minutë bëri që vlonjatët t’i largohen kreut, për t’ia lënë Skënderbeut. Korccarët iu falën golit të Temitope në të 17 minutë për tri pikët në shtëpi duke mundur 1-0 Tomorin, teksa Shaqe në minutën e 78 la beratasit me një lojtar më pak.

Fitore 5-1 për Besën kundër Turbinës me golat e Onuh dhe dopietat e Perjas dhe Hoxhës. Për cërrikasit shënoi Dezhgiu. Burreli fitoi 1-0 me Luzin, ndërsa Oriku mundi po minimalisht 1-0 Besëlidhjen. Surpriza e javës ishte Lushnja, me lagunarët që fituan në shtëpi 3-2 me Korabin. Nesër në 13:00 luhet Dinamo – Apolonia, për të mbyllur javën e 19-të.

Rezultatet e javës së 19-të:

Renditja: