MENU
klinika

Ekspozita

Sofja shënon 80 vjetorin e shpëtimit të hebrenjve bullgarë

10.03.2023 - 23:13

Bullgaria shënon sot 80-vjetorin e shpëtimit të hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Dita e shpëtimit të hebrenjve bullgarë dhe e kujtimit të viktimave të Holokaustit dhe krimeve kundër njerëzimit përkujtohet që nga viti 2003, me vendim të qeverisë të datës 13 shkurt 2003.

Një ekspozitë me dokumente, libra, botime periodike që paraqesin dëshmi të dokumentuara të jetës së hebrenjve në trojet bullgare, përfshirë edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore u hap sot nga presidenti bullgar, Rumen Radev në Bibliotekën Kombëtare.

“Pasi arriti t’i mbijetonte dy katastrofave kombëtare, Bullgaria po bën gjithçka që është e mundur për të shmangur një luftë tjetër në Kontinentin e Vjetër. Pavarësisht presionit të Gjermanisë naziste mbi institucionet bullgare, populli ynë e hodhi poshtë antisemitizmin dhe vetë, i copëtuar dhe i persekutuar, kërkoi rrugën e dialogut, drejt rishikimit paqësor të Traktatit të padrejtë të Neuilly sur Seine”, tha Radev në hapjen e ekspozitës.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit